Ardit Gjebrea & Gazebo: O njeri, mos më thuaj se njeriu vdes…(teksti dhe kënga)

“O njeri, mos më thuaj se njeriu vdes…”, interpretojnë Ardit Gjebrea & Gazebo

O njeri…
mos më thuaj se njeriu lind,
mos më thuaj se njeriu vdes,
pa ty jeton nën ulli vetëm era.

Paqe ka, paqe s’ka zemra
hesht, por heshtja flet
një herë vijmë në jetë

Nga poli i jugut në veri
ta shohim botën pa mure, pa kufi,
se vjen një ditë
dhe dita pak nga pak
 të rënë në duart e natës
 dhe ti bëhesh natë.

ObserverKult


Lexo edhe:

HISTORIA E DHIMBSHME QË FSHIHET PAS KËNGËS “JON” TË KËNDUAR NGA ARDIT GJEBREA

Nga Neritana Kraja

Ka këngë në historinë e festivaleve në Radio Televizion që kanë lënë shenjë, që kanë shënuar histori, në historinë e muzikës, por edhe në vetë jetën e autorit të tyre.

Një fat i tillë i është destinuar edhe këngës “Jon”, këngë e kantautorit Ardit Gjebrea, i cili ishte jo i panjohur për publikun. Por kurrë kaq i famshëm sa e bëri kënga “Jon”.

Këngë e cila e renditi ndër kantautorët e suksesit, por që i shërbeu edhe si ogur i mirë në jetën private. Po ashtu për jetën e re në familjen e tij dhe fëmijën që pritej të lindte.

Historia që do të tregojmë sot, nisi në Itali, në vitin 1991. Pra, nisi në kohën kur shqiptarët u turrën me anije drejt brigjeve të vendit fqinj. Krejt kjo për një jetë më të mirë.

Imazhet që televizioni transmetonte, të njerëzve që linin vendin e tyre, e kishin tronditur pa masë kompozitorin e ri. Gjithashtu edhe vetë italianët, të cilët ofronin bukë dhe strehim.

Kudo në Itali dëgjohej fjala “albanesi”. Pamje të tilla kishin tronditur edhe poetin Giancarlo Milone, i cili i bën si dhuratë kanautorit Ardit Gjebrea një tekst kënge. Kjo këngë ishte shkëndija e parë që ndezi këngën.

Gjebrea e mori këtë poezi dhe krijoi këngën, fillimisht në italisht dhe më pastaj kënga u përkthye në shqip. Ndërkohë po afrohej festivali i dhjetori të vitit 1991, festivali më i rëndësishëm i muzikës shqiptare i asaj kohe…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU