Interpreton Ardit Gjebrea
Këmbëzbathur ullinjtë,
brigjeve vetmojnë,
Asnjë fjalë, asnjë lajm,
veç zogj që vijnë e shkojnë.
Vajzë e valëve që prêt…
Këmbëzbathur ullinjtë vetmojnë,
Asnjë fjalë, asnjë lajm, asnjë fjalë,
Vec zogj që vijnë e shkojnë…
Ku je, ku je, o ëndërr e mërguar,
Malli po prêt dhe loti u tretë…
Eja me diellin, eja,
Eja dhe përpije detin,
Merre botën, falma qiellin,
Eja me diellin, eja,
Eja dhe përpije detin
Kemi lindur, bashkë do vdesim…
Vajzë e valëve prêt dhe era flet me detin
Përmbi zallin e shkretë
Në heshtje yjet heshtin…
Ku je, ku je, o ëndërr e mërguar,
Malli po prêt dhe loti u tretë….
Eja me diellin, eja,
Eja dhe përpije detin,
Merre botën, falma qiellin,
Eja me diellin eja,
Eja dhe përpije detin
Kemi lindur, bashkë do vdesim…
Për ta dëgjuar këngën klikoni KETU
ObserverKult
————————–
Lexo edhe:
ARDIT GJEBREA: KUR TË JESH MËRZITUR SHUMË (TEKSTI DHE KËNGA)
Ju ftojmë të ndiqni njërën nga këngët më të bukura, kënduar nga Ardit Gjebrea, “Kur të jesh mërzitur shumë” me tekst të Dritëro Agollit.
Këtu s’ do të jem, do jem larguar;
Në tokë i tretur si të tjerët,
Në kafenen e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët.
Dhe nëpër rrugët ku kam ecur,
S’do ndjehet kolla ime e thatë,
Dhe kur në xham’ të fryjë erë,
Do qash me erën dalë ngadalë…
KËNGËN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU