Ardit Gjebrea: Sa herë më braktise, unë të kërkoja ty… (teksti dhe kënga)
Ti më bën të vuaj, më bën të çmendem, Ti me mua luan, me veten tënde. Dhe më kot u deha të të harroja, Sa herë më braktise, unë të kërkoja ty…
Nëpër net i lodhur dhe i pafjetur, Vetëm ty të falem, për ty jam tretur, Kur të gjithë më flisnin të të largoja, Unë më shumë të ndjeja, më shumë të doja ty.
Jo ti më kot lëndohesh Se unë ty të dua.
Se zili na kanë të tjerët Ti je vetëm, ti je vetëm, ti je vetëm ti për mua. Kur shpirti do edhe vuan Si ty në jetë skam dashuruar.
Jo ti më kot lëndohesh Se unë ty të dua.
Se zili na kanë të tjerët Ti je vetëm, ti je vetëm, ti je vetëm ti për mua. Si ty në botë S’kam dashuruar.
Edhe sikur ti të shkosh në fund të botës Të më lësh, të më harrosh, si tani Nuk do vdes pa të gjetë Se të kam shpirt.
Se unë vetëm ty të kam, s’kam asnjë tjetër Je për mua, jam për ty … përgjithnjë Nuk të lë të më braktisësh Se të kam shpirt.
Ti bën të endem si nëpër ëndërr Të jem larg dhe afër në jetën tënde Ta dua frymëmarrjen, kur fle e zgjohesh Por, më humb shikimi, kur më largohesh.