Ardit Gjebrea: Të kërkoj, si i çmendur të kërkoj… (teksti dhe kënga)

Teksti: Timo Flloko, intepreton Ardit Gjebrea

Të kërkoj,
të kërkoj e nuk të gjej,
në çdo vend ku këmba shkel,
ti askund, askund nuk je.
Të kërkoj,
si i çmendur të kërkoj,
nëpër botën që s’mbaron,
sa dhe fryma më ndalon.

Pse?
pse më torturon?
K’të natë.
Pse?
thonë unë jam njeri,
pa fat.

Ti,
dhe njëherë po të kthehesh ti,
ja ku jam.
Dhe njëherë të më duash prapë
ja ku jam.
Dhe njëherë ti të jesh e imja,
ja ku jam
Parajsën të ta fal.

Dhe njëherë të të mbajë në duar,
ja ku jam.
Dhe njëherë të më bësh të vuaj,
ja ku jam.
Dhe njëherë të më vrasësh mua,
ja ku jam.
Dhe vdekja le t’më marr.

Më mungon,
zërin tënd nuk e dëgjoj.
Një mesazh në telefon,
shpirti im sa më mungon.
Më mungon,
prekja jote më mungon,
trupi yt kur drithëron
dhe një puthje që s’mbaron

Pres,
pres të më vish,
k’të natë
Pres,
çdo njeri e ka,
një fat.

ObserverKult


Lexo edhe:

“JETO DHE JETËN TIME PO E DESHE”, PERFORMANCË MAHNITËSE NGA LUIZ EJLLI DHE ARDIT GJEBREA (VIDEO)

Jeto dhe jetën time po e deshe,
Eja dhe merre, veç jeto.

Ata që s’duan dashurinë,
Nuk dinë seç është mirësia.
Folenë e ngrenë në errësirë,
Edhe mbi ty lëshojnë stuhira.
Se jane mësuar të zvarriten,
Të të helmojnë, pastaj të vdesin.
Pa prekur trupin tënd të ngrohur,
Nga afshi i puthjesh, ledhatimit.
Dhe pena ime nis e shkruan,
Kaq e lodhur nga mundimi.
Kërkon nga ty dhe merr dy fjalë,
Dhe ndalet lumi i zemërimit...

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU