Sherif Merdani: Më kujtohet ajo ditë kur më erdhe dashuri (teksti dhe kënga)

Përpos që është i njohur si këngëtar i muzikës së lehtë shqipe, Sherif Merdani njihet edhe si simbol i rezistencës ndaj censurës në art. Pas paraqitjes së tij në edicionin e 11-të të Festivalit të RTSH-së, Sherif Merdani u dënua me 16 vjet burgim.

Merdani bashkëpunoi me kompozitor të njohur, duke marrë pjesë në festivale të ndryshme. Dhe ndonëse karriera në muzikë iu ndërpre për një kohë të gjatë, ai sërish arriti që muzikës së lehtë shqiptare, t’ia dhuroj disa prej këngëve më të bukura si “Kënga e nënës”, “Duart e tua”, “Pa harrim”, “Të pres në Tetor”.

Në vazhdim ju sjellim tekstin dhe këngën “Bisedoj me dashurinë”, me të cilën Sherif Merdani mori pjesë në edicionin e 36-të të Festivalit të RTSH-ës.

Eja sonte, eja dashuri,
Të dua të t’kem pranë
Kam dëshir’ të bisedoj me ty,
Veç me ty!
Le t’i thërrasim vitet tona sot,
Atje ku fshehur janë;
Le ta shohim njëri-tjetrin zemër,
Drejt në sy!

Më kujtohet ajo ditë kur më erdhe dashuri,
Dhe me çmende me një puthje mëkatare;
Kur harroheshim në seksin si të dehur unë dhe ti,
Prapa kuintash priste ikja gënjeshtare.

Ti m’u fshehe nëpër endrra dhe të humba një mëngjes
Lodhur fati që ka n’zemër dashuria
…sa të vuaj,
Oh sa keq!

Dhe nëse ka me të vërtetë diku një përjetësi,
Dhe yjet do takojnë,
Do të takojnë!

Nëse ti një ditë del nga ëndrrat e mia
Dhe asgjë në shpirt nuk do
Lëre dashurinë ku e pret dashuria
Kush s’ka dashur jo, s’mund të dashurojë jo.

Përgatiti: ObserverKult

Kliko edhe:

Sherif Merdani: Takim pas kaq vitesh (teksti dhe kënga)