
Dhe ish një kohë që s’di a ka qenë.
A isha unë, apo vetja ime e shpikur.
Një çast ulje-ngritje qerpikësh mbaj mend
pastaj një furtunë që fryu e iku.
Më la në prehër një album fotografish bardhë e zi
dhe grua u zgjova papritur.
ObserverKult






