Ardita Jatru: O zot, ngutem, për të arritur gjithnjë diku me vonesë…

ardita jatru

Poezi nga Ardita Jatru

Nuk e ndreq dot një kokë të zgjuar
me vonesë.
Nuk respektoj kohën e askujt. E di.
Nuk e bëj qëllimisht.
Më del natyrshëm të shtyj akrepat e orës
Më vr et natyrshëm nguti.
Mbath këpucët çastin e fundit dhe
ngutem
ngutem,
O zot, për të arritur gjithnjë diku me vonesë.
Më ka shpëtuar buzëqeshja.

Unë pra
që desha të bëhesha fëmija ideal.
Eca me vonesë
fola me vonesë
jetova me vonesë.
Bash dhe fëmijëve ua shfaqa veten me vonesë.
Bash dhe kur kuptova që kam zë të bukur
isha prapë me vonesë

Jeta ime një vonesë me paramendim.

Veç mos u anko,
vde kjes do t’i shkoj në orar.

ObserverKult

——————————

Lexo edhe:

ARDITA JATRU: KËNGA E FUNDIT

Në mesin e 28 poezive konkurruese, në Festivalin Ndërkombëtar “Netët Korçare të Poezisë”, poezia “Nona” e poetes Ardita Jatru, u vlerësua me çmimin “POEZIA MË E BUKUR.

Poezia “Nona”, u vlerësua me motivacionin për ndjeshmëninë dhe nuancat estetike që përçuan plot emocion dhe përjetim në “Netët korçare të poezisë 2022”.

Ardita Jatru u lind më 1972 në Tiranë. Në vitin 1990, emigroi në Greqi ku edhe jeton.

Ka botuar përmbledhjet me poezi: “Alter ego”, “66 kg vetmi” dhe “As terr, as dritë” si dhe romanin “Krahë prej letre”.

Ardita Jatru së fundmi është botuar në Antologjinë e poeteve shqiptare “Magma”, përpiluar dhe përkthyer nga Vlora Konushevci dhe botuar nga SHB “Littera”, Prishtinë.