Emri i qytetit të Gjirokastrës mësohet të jetë përmendur në shekullin XIII, për herë të parë.
Ndërsa fillimet e qytetit mendohet të jenë pas rënies se Adrianopolit.
Ka disa versione për prejardhjen e emrit të qytetit.
Një legjendë thotë që gjatë rrethimit të qytetit nga turqit, Princesha Argjiro, motra e zotit të qytetit u hodh nga muret e kalasë bashkë me djalin e saj. Që këtu rrodhi edhe emri “kalaja e Argjirosë” dhe mori emrin qyteti.
Por ky version është i pamundur mbasi emri i qytetit përmendet që në kohën e Bizantit. Pra para pushtimit osman.
Sipas një shpjegimi tjetër më pak poetik, qyteti e ka rrënjën e emrit nga greqishtja, Argyró-kastro që do të thotë kështjellë e argjendtë.
Një shpjegim i tretë lidhet me emrin e një fisi vendas që jetonte pranë Gjirokastrës: Argjirët.
Versioni i katërt lidhet sërish me kështjellën që mendohet të jetë nisur së ndërtuari nga Gjin Bue Shpata, i cili i dha emrin qytetit, Gjino-kastër.
ObserverKult
——————–
LEXO EDHE:
Gjirokastra, qyteti magjik me një të shkuar të trazuar…
Qyteti i gurtë i sokakëve befason çdo vizitor. As edhe një kalim i shpejtë, nuk do ta zbehte kërshërinë dhe habitjen pas ndërtesave të vjetra, rrugicave të zhurmshme po kaq sa edhe intime, apo dritareve dëshmitare sa e sa historish…
Gjirokastra në shpatet e pjerrëta të luginës së Drinos, përshfaqet menjëherë para syve me një peizazh që dëshmon historinë, mes kurorës së majave të larta...
Tekstin e plotë e gjeni KËTU