Arilena: Nëntori… (teksti dhe kënga)

E lindur në Shkodër, Arilena Ara ka kënduar qysh në moshën 5-vjeçare dhe si fëmijë ka marrë pjesë në shumë festivale dhe konkurse këngësh. Ajo u shpall fituese e “X Factor Albania” në moshën 14-vjeçare.

Në vitin 2014, Arilena publikoi këngën e saj të parë të suksesshme “Aeroplan”.

Dy vite më vonë, mori pjesë në festivalin Kënga Magjike me këngën “Nëntori” ku fitoi çmimin “Balada më e mirë”. Kënga vazhdoj të bëhej një hit edhe përtej Shqipërisë, duke grumbulluar më shumë se 100 milionë klikime në internet.

Arilena është fituese e disa çmimeve ndërkombëtare dhe ka realizuar qindra shfaqje live në vitet e fundit. Së fundmi, Arilena ishte një nga trajneret e The Voice Of Albania.

Në vazhdim po ju sjellim tekstin e këngës “Nëntori” të shkruar nga Lindon Berisha, me muzikë dhe orkestrim të Darko Dimitrov:

Lotët më janë tharë
Buza m’u bë varr’
Dielli nuk më ngroh.

Dhimbje sa një mal
Zemra nuk më fal
Ty më nuk të shoh
Ty më nuk të njoh.

Mallkuar qoftë ky muaj
Që më la të vetme përgjithmonë
Nëntori më mori mua dashurinë e parë
Nuk e dua këtë muaj më në kalendar
Nëntori më mori
M’u shua dhe ky zjarr
Nëntori.

Ishin plot me zjarr
Muajt n’kalendar
Kur ishim ne bashkë
Sa ishim ne bashkë.

E lumtur duke qarë
Pas teje si e marrë
Gjithëve ua thashë
Ne dy ua thashë.

Mallkuar qoftë ky muaj
Që më la të vetme përgjithmonë
Nëntori më mori
Mua dashurinë e parë
Nuk e dua këtë muaj më në kalendar
Nëntori më mori mu shua dhe ky zjarr.

Nuk e dua më këtë muaj
Nëntori, nëntori, nëntori
Vitin më të bukur shkatërroi
Vulën e hidhur shkaktoi
Ky muaj i gjori gjitha m’i mori
Në djall le të shkojë
Nëntori, nëntori.

Përgatiti: ObserverKult

Lexo edhe:

ARILENA ARA & ARDIT GJEBREA: KUR BRAKTIS ATË QË DO… (TEKSTI DHE KËNGA)