Arjola Zadrima: A digjesh për mue?

je dashnia

A digjesh për mue?
Më thuej, a të kërcasin thëngjijt e gulçeve?
Po kur më imagjinon të shkopsitun,
a të dhemb kupola e mendimeve?
Duhesh me vuejt çdo natë,
tue m’mendue si unë mendoj dekën.
Ekzistoj pra,
shkërmoqem, të urrej, të due,
e të la me m’vra.
Se njikshtu me pak imagjinatë,
me nji mendim pervers,
veç me të ndie tue dihatë
fillon dashnia.
Zhari u bafsh!

ObserverKult