Jam grueja e dashnive të marra,
puthjeve të thella,
pasioneve të çmenduna.
Jam grueja që duhet me m’dashtë
e me m’drashtë
se jam ferr e parajsë bashkë.
Më shih e më njih,
jam pemë e lashtë
ngulun në kohë të vjetra,
as gjallë as vdekun nuk bahem tjetra.
Jam grueja që të shoh drejtë n’sy
e ti s’mundesh me m’pasë!
ObserverKult
——————————————
Lexo edhe:
ARJOLA ZADRIMA: T’KAM THANË SE DASHNIA I GJEN T’MARRËT
Poezi nga Arjola Zadrima
T’kam thanë se dashnia i gjen t’marrët ,
edhe në kjofshin shekuj dritet larg.
Luen me ‘ta,
I përhim,
I kapërdin në humnera heshtjesh,
dersa lshon rranjë.
Mandej lindin ,
shumohen të marrët, e në ketë vorbull
betejash të përgjakshme
marrin guximin me dashtë.
I marri jem…TI
ObserverKult