Arjola Zadrima: Më duej!

arjola zadrima:

Më duej
deri shpërbamje,
më duej
deri në koc,
si sfidë,
si një miratim i heshtun palësh,
ligj i aprovuem,
që të lejon gjithçka,
të falë gjithçka,
t’i jep të gjitha,
të drejtat,
të zhdrejtat,
trajtat,
format,
emnat…
Natën që do kalojmë skutash
nuk do të jetë fundi, as e fundit,
por fillimi
i një epoke që nga horizonti
zhduket deri në agim.