Arjola Zadrima: Më paska marrë malli me t’puth n’ballë

Poezi nga Arjola Zadrima

Më paska marrë malli
majegishtash
me t’i largu kaçurrelat
me të puth në ballë.

Më paska marrë malli
për buçitje të hareshme në shtëpi,
për dyer që hapen vrullshëm
e symbyllë e di kur je Ti.

Më paska marrë malli
me të ndi,
më t’i pa andrrat në sy tuj flakëru,
me të dhanë krahë të lehtë
që ti me fluturu
gzimesh rinore.

Më paska marrë malli për diell,
për aromën tande
për Ty
o frymë
o syth
o sy,
o jetë
o e mira jeme
më paska kputë malli
me të shtrëngu në gji,
e amla jeme,
Bijë.

ObserverKult


Lexo edhe:

ARJOLA ZADRIMA: M’QUEJNË EVË!

Nga Arjola Zadrima

M’quejnë Evë!
Kam lindë me kohë,
n’andrrën e qiellit
nën pushtetin e Zotit.

Ju kam besu duerve tueja
kur shpinën m’kanë ledhë,
verbnisht me epsh t’çmendun
ndër buzë kam tjerrë
hartën.
e të kam pa në sy.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


KANË FRIKË NGA GRATË E FORTA…RRËFEN ARJOLA ZADRIMA

Përveç se me poezi, përkthime dhe me emisionin e saj “Pena e Shkodrës”, Arjola Zadrima shpesh sjell për lexuesit edhe rrëfime të shkurtëra mbushun urti jetësore.

Ju ftojmë ta lexoni një prej tyre:

Njerëzit kanë frikë nga gratë e forta!

Mu kujtu im shoq, sonte.
Po kthehesha pak ma parë, në kamë. Ma shumë tuj shiju ecjen, freskinë e mramjes, rrugicën e boshatisun. Gjendesha e zhytun në habitatin tem.
Mbas do minutash ndjeva hapa mbas vetes. Ajo ndjesia e sikletit sikur shtohej, por mu kujtu Franci. Kishte net kur kthenim vonë, dhe po kështu ndodhej ndokush mbas nesh. Unë kisha frikë aso kohe, ndërsa ai mundohej me m’qetësu.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult