Unë s’kam fustane të shtrenjta,
qendisun e stilisun me dantella
me të ba per vedi.
Kam veç vedin, lkurën regjun prej dimnave të egër,
andrrat t’thekuna në prehnin e stinëve.
Mundem me zgjue diellin, në shtëpinë me arna ,
në muret e shkyme di me vu bojën e jetës,
që s’ishte asnjiherë e lehtë.
S’due me të ba xhifle,
as ojna frazash që s’më bajnë.
Më pëlqen nadje me zgjue erën e nanës,
hukatjen e fmive, kollin e babës,
dëshirat e zenjinave.
Unë jam,
s’di me të lutë,
zogjtë e dimnit i pret pranvera në prag,
edhe pse u shembet foleja.
Ti mundesh me kenë,
në këtë jetën ku kam vdekë e jam ngjallë me mija herë.
Jam kërkushi me të ndal, gjithkushi që të don,
në tanë melodite e pakëndueme,
timbret e nadjes
jam jeta e mohueme ku asgja ma s’më falet.
A e sheh sa jam rritë,
sa s’due me të ba për vedi lirë, as shtrenjtë
veç shpirt.
Tash mundena me u dashtë,
pa ja marrë frymën qiellit.