Arjola Zadrima: Ti ishe dashnia e tana dashnive

je dashnia poezi nga arjola zadrima

Ti ishe dashnia e tana dashnive, poezi nga Arjola Zadrima

E kena ditë mirë se bota zhurmon,
se njerëzit mbrenda shtëpive
u ngjajnë historive të përditshme.
E kena ditë se stinët ndërrohen,
që vitet kalojnë,
lëkura tkurret,
andrrat bymehen.
E kam ditë që një vehte e jotja
kthehet, më gjen e ka frikë
se mos kam harru si shknitë
kujtimi jot në mue
një zjerm të pashuem.
Veç një gja kurrë nuk e dite,
se ti nuk ishe dashnia,
por dashnia e tana dashnive,
I dashtun!

ObserverKult

Lexo më shumë nga kjo autore:

Arjola Zadrima: Je dashnia që m’ka luejtë mendsh…

dashnia

Jam grueja që të kam dashtë
pa të njoftë.
Kam sakrifikue për ty, kam kja,
kam qeshë, kam luejtë me ty.
Je dashnia që më ka luejtë mendsh,
hera – herës edhe më ka çmendë.
Për ty kishe me e dhanë jetën
çdo virtyt që kam veshë.
Je dashnia që më ka vra,
më ka dhimbtë,
kam mbajtë ndër krahë qysh se je lindë…

Poezinë e plotë e gjeni KETU

Lexo edhe:

Arjola Zadrima: S’di a kam me t’folë ma për dashni!

je dashnia

Nuk e di a kam me të folë ma
për dashuni.
Tash qielli i përflakun i majit
ka nuanca zemre,
heshtjet e një grueje
janë psalme, që thuhen në meshë
të djelave.
Zbuloje vetë botën
po pate kurajë
hape arkën e Noes
e digju.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

Lexo edhe:

Eklipsi i vargut poetik në dy krijuese shkodrane, Arjola Zadrima dhe Desantila Qerimaj

Ka gati tridhjetë vite, që letërsia shqipe po kërkon me etje përfaqësuesit e saj ma të denjë. Midis nji kaosi okult dhe gadi të padepërtueshëm, midis një përzgjedhjeje abuzive e të fryeme me tema, të cilat tashma e kanë lodhë lexuesin shqiptar në të dyja anët e kufinit, kërkimi i nji letërsie të ndershme e të mirfilltë, ku fjala e vendosun siç duhet dhe ku duhet të përbajë me të vërtetë art, mbetet nji angazhim jo i lehtë i lexuesit të  mirfilltë.
Lexo tekstin e plotë KETU

ObserverKult