Arjola Zadrima: Je dashnia që m’ka luejtë mendsh…

arjola zadrima:

Jam grueja që të kam dashtë
pa të njoftë.
Kam sakrifikue për ty,
kam kja,
kam qeshë, kam luejtë me ty.
Je dashnia që më ka luejtë mendsh,
hera – herës edhe më ka çmendë.
Për ty kishe me e dhanë jetën
çdo virtyt që kam veshë.
Je dashnia që më ka vra,
më ka dhimbtë,
kam mbajtë ndër krahë qysh se je lindë.

Jam ajo që ka me kenë
kur të rrëzohesh e ngrihesh,
kur të vritesh, e stepesh e të frigesh,
kam me kenë
edhe kur të jesh vetë
Prind.
E ti mos u tut.

Mbani vesh,
respekt të gjithë
unë jam, NANA!

ObserverKult


Lexo edhe:

ARJOLA ZADRIMA: MË PASKA MARRË MALLI ME T’PUTH N’BALLË

Poezi nga Arjola Zadrima

Më paska marrë malli
majegishtash
me t’i largu kaçurrelat
me të puth në ballë.

Më paska marrë malli
për buçitje të hareshme në shtëpi,
për dyer që hapen vrullshëm
e symbyllë e di kur je Ti.

Më paska marrë malli
me të ndi,
më t’i pa andrrat në sy tuj flakëru,
me të dhanë krahë të lehtë
që ti me fluturu
gzimesh rinore.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


KANË FRIKË NGA GRATË E FORTA…RRËFEN ARJOLA ZADRIMA

Përveç se me poezi, përkthime dhe me emisionin e saj “Pena e Shkodrës”, Arjola Zadrima shpesh sjell për lexuesit edhe rrëfime të shkurtëra mbushun urti jetësore.

Ju ftojmë ta lexoni një prej tyre:

Njerëzit kanë frikë nga gratë e forta!

Nga Arjola Zadrima

Mu kujtu im shoq, sonte.
Po kthehesha pak ma parë , në kamë. Ma shumë tuj shiju ecjen, freskinë e mramjes, rrugicën e boshatisun. Gjendesha e zhytun në habitatin tem.
Mbas do minutash ndjeva hapa mbas vetes. Ajo ndjesia e sikletit sikur shtohej, por mu kujtu Franci. Kishte net kur kthenim vonë , dhe po kështu ndodhej ndokush mbas nesh. Unë kisha frikë aso kohe, ndërsa ai mundohej me m’qetësu.

-Mos e kthe kryt, thoshte, asht thjesht një njeri si ne por mundet me u transformu në diçka tjetër kur e kupton që ke frikë.
Eca e qetë, drejt dhe me të njëjtin hap. Ai disi u afru dhe kur më parakaloi pak , ktheu kryet. Më pa më habi, por mori mbrapsht një shikim mospërfillës. Isha edhe lodhun.
Iku.
Im bir më telefonoi, e ndjeja që më qortonte, po kthehesh vetëm, nëpër rrugica, po pse s’më the…

-Mamë moj gru, po të ndodhë ndonjë gja…
Qeshja me të. E mbylli dikur telefonin.
Ndjeva sërisht hapa mbas meje. Gjithsesi në mend më sillej një pyetje, pse a ka gja që nuk më ka ndodhë në këtë jetë?
Eca drejt shtëpisë ashtu kryenaltë por hijerandë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult