Në Egjipt, Djoser njihet si piramida më e vjetër në botë, gjegjësisht 4700 vite.
Sipas një punimi të botuar në ‘Archaeological Prospection’, ai rekord vihet në pikëpyetje, me pretendimet se një “piramidë parahistorike” në Indonezi, llogaritet të jetë rreth 27 mijë vite e vjetër.
Duke përdorur tomografinë sizmike, studiuesit kanë arritur të besojnë se në atë zonë ekzistojnë dhoma të fshehura, e cila tregojnë praninë e ndërtimeve.
Nëse nën tokën e Gunung Padang të Indonezisë, ka shpella dhe dhoma të ndërtuara nga njeriu, ajo do të ofronte jo vetëm piramidën më të vjetër të njohur prej mijëra vitesh, por edhe përdorimin më të vjetër të njohur prej ndërtimit prej gurit.
Thuhet se këto gjetje ofrojnë njohuri të vlefshme për historinë e ndërtimit të Gunung Padang, përcjell Telegrafi.
Për të arritur në përfundimet e tyre, autorët përdorën teknologji depërtuese në tokë, për të zbuluar ato që ata besojnë se aty ka shtresa ndërtimi dhe dhoma të fshehura.
Shtresa e parë thuhet se daton 27 mijë deri në 16 mijë vjet më parë.
Por, rreth këtij zbulimi ka dy pikëpyetje gjigante. A e tregon vërtet teknologjia punën e duarve të njeriut, apo mund të jetë zhvendosur toka gjatë mijëra viteve, duke formuar shtresa që kanë lënë boshllëqe në tokë?
Dibble, pretendon se lëvizja natyrore dhe gërryerja e shkëmbinjve, mund të skalit gurin dhe të rrokulliset poshtë kodrave për ta bërë atë të duket si e planifikuar, duke kundërshtuar se nuk ka asnjë provë për të besuar se shkëmbinjtë janë formuar nga njerëzit.
Bill Farley, arkeolog në Universitetin Shtetëror të Connecticut, tha se nuk kishte asnjë provë që një qytetërim i përparuar ekzistonte në atë vend gjatë epokës së fundit të akullit.
Dhe sipas Farley, ndërsa mostrat e tokës mund të jenë të 27 mijë viteve më parë, pa shenja treguese të aktivitetit njerëzor, nuk ka arsye për të besuar se ka ekzistuar vendbanim i madh gjatë asaj kohe, veçanërisht në Indonezi. /Telegrafi
ObserverKult
Lexo edhe:
ARKEOLOGËT KANË ZGJIDHUR MISTERIN E DORËSHKRIMIT MË TË VJETËR SKOCEZ
Arkeologët kanë gjetur vendndodhjen e manastirit ku është shkruar Libri i Drerit – dorëshkrimi më i vjetër skocez i mbijetuar.
Libri daton nga shekulli i 10-të dhe është shkrimi më i vjetër gale i ruajtur në vend. Vendndodhja e manastirit në Aberdeenshire ishte një mister prej kohësh, derisa arkeologët gjetën prova në një fushë pranë rrënojave të Deer Abbey që konfirmuan vendndodhjen e tij.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
NIKOS GATSOS: E ASHPËR JE, SI GRUSHT I VDEKJES QË TË VRET…
Poezi nga Nikos Gatsos
Ç’do pavdekësi që ballesh për karshi ballkonit tim,
të shikoj, me mua tallesh e në zemër ndjej shtrëngim.
Fort me ty u dashuruan mbretër, princë, edhe poetë
por ti as një degëz dhjozmo, s’u ofrove moj e shkretë.
E ashpër je, si grusht i vdekjes që të vret,
por veç se ne, pati një kohë që të kujtuam të vërtetë.
Çdo gjeneratë: – unë do ta mbaj për vete – thoshte.
Peri e ngratë, që as kurrkush nuk mundi të të joshte.
PÇ’do pavdekësi përballë, ç’kërkon në ballkonin tim,
a s’po lyp nga jeta vallë, një kurban një akt sublim?
Erdhën Krisër nga plot vende, të përulur pelegrinë,
në burim të bahçesë tënde, por nuk munden ujë të pinë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult