Arkitektura komuniste shqiptaro-kineze: Sa objekte të këtilla janë në Shqipëri?

Instituti i Antropologjisë Kulturore ka mbajtur seminarin me temë “Arkitektura komuniste shqiptaro-kineze”. Seminari është pjesë e ciklit mbi marrëdhëniet mes arkivit, artit post socialist dhe kulturës bashkëkohore.

Vincent Van Gerven Oei dhe Ylber Marku u ndalën te ndërtimi i qytezave në diktaturë dhe ndërtimi i pritshmërive të banorëve, sikurse te pjesëmarrja e detyruar që kthehej në një pjesëmarrje të dëshiruar.

“Për shkak të nevojave duke qenë se ne jetonim me një sistem që ishte i planifikuar dhe shoqëria funksiononte në parime planifikimi, nëse një pjesëmarrje e detyruar kthehej në të dëshiruar atëherë do të thotë që përkthehej në vazhdimësi si një pjesëmarrje ku ti kishe një farë hapësire afirmimi”.

Duke bërë dallimin mes nostalgjisë për kohën dhe nostalgjisë për vitet e rinisë të atyre që jetuan në të, ata folën për pamundësinë për të vendosur nëse do përfshiheshe politikisht, sepse asgjë nuk ishte apolitike.

“Objektet në total në Shqipëri, me ndihmën e Kinës janë 133. Kur themi objekte ka një dallim, mund të jetë edhe një fabrikë e vogël, edhe një kombinat i tërë.

Ajo që donim të bënim ishte të dokumentonim nga pikëpamja historike ekzistencën e industrisë. Zhvillimi i industrisë nuk ishte diçka vetëm ekonomike, por ishte shumë ekonomike e shumë politike”, tha Marku.

Ballshi, Prrenjasi, Kavaja dhe dhjetëra objekte që u ndërtuan në vitet 1960-1978 u morën në shqyrtim. Ndërsa janë fotografuar për të qenë pjesë e një arkivi digjital./balkanweb.com

ObserverKult


Lexo edhe:

EKSPOZITË NË DEPARTAMENTIN E ANTROPOLOGJISË: PREZANTOHEN ARTEFAKTE TË TË GJITHA TREVAVE SHQIPTARE

U hap ekspozita “ARKA E FAKULTETIT FILOZOFIK, E ARDHMJA DUKE RRËFYER TË KALUARËN”, e studentëve të vitit III, të Departamentit të Antropologjisë, e ku ata prezantuan artefakte dhe ekzemplarë të mbledhura në trevat shqiptare në Malin e Zi, Maqedoni të Veriut dhe në Kosovë, në ekspozitën e tyre kolektive.


Studentët prezantuan prejardhjen e tyre si dhe funksionin që kishin në kohën kur janë krijuar.

Arditë Aliu studente e Antrolologjisë thotë se kanë trajtuar tre elemente, arkën e nusërisë së familjes Prespa nga Nakoleci i Maqedonisë veriore, veshjet e Malësisë së madhe dhe xhubletën e vajzërisë së shqiptarëve të Malit të zi dhe gjetje nga përditshmëria e jetës në Kosovë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult