Sibel Halimi: 7 Marsi, ditë kujtese për Motrat Qiriazi

Sot në bibliotekën “Hivzi Sulejmani” u mbajt takimi letrar “Fjala ime ka etje” me mësueset, profesoreshat dhe gazetaret të cilat kanë qenë prijatare të poezisë në Kosovë.

Sipas organizatorëve ky takim u organizua si kujtesë për motrat Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi të cilat e hapën Shkollën e Parë Shqipe në Korçë, më 7 mars 1887.

E pranishme në këtë manifestim ishte edhe drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi.

“Sot, në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, kujtuam me respekt dhe mirënjohje motrat Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi, dy figura të ndritura të arsimit shqiptar”, tha ajo nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Facebook.

Sipas saj, “më 7 mars 1887, ato hapën Shkollën e Parë Shqipe për vajza në Korçë, duke hedhur themelet e një të ardhmeje më të ndritur për arsimin dhe kulturën shqiptare”.

Postimi i plotë:

ObserverKult


Lexo edhe:

SIBEL HALIMI: BABAI IM, HERO I LIRISË SIME