Arli Minga: Sa të kem forcë do të të dua, e dashur…

Të kisha harruar për pak, e dashur
Ti për pak më kishe humbur,
Këtë mëngjes arrita të shquaj,
Anës detit lozonjare, tok me dallgët thurur.

Të pushtoja doja shumë,
Të të ndiqja pas me vrap,
Të ngrihesha si albatros i deteve të mëdha,
Mos të ndahesha në çdo hap.

Po sa ndriste shpirti jot, e dashur
Imi shkrumbohej në sytë e bukur,
Nga robëria jote nuk ikja dot,
Se në pranga më mbaje fort,
Në ato buzë që digjnin diell të zhuritur.

Nuk pata aspak guxim,
Të bëhesha kontrast i kësaj tabloje të rrallë,
Më mirë të shteroj në ca vargje e fjalë,
Të të kthej në një strofë plot mall.

Unë nuk e dija se kishte fatthënës,
Edhe në dimensionin tim të lirë,
Po ti një çast je zanafilla,
Në një tjetër apokalips.

Sa të ketë diell e det ku të shtrihesh,
Do jesh regëtimi i unit tim,
Sa të kem forcë të të dua e dashur,
Do jesh përndritje e artit pa shpëtim.

ObserverKult


lasgush poradeci

Lexo edhe:

NDËR MË TË BUKURAT E LASGUSH PORADECIT: KROI I FSHATIT TONË

Kroi i fshatit tone, ujë i kulluar,
ç’na buron nga mali, duke mërmëruar

Venë e mbushin ujë vashat anembanë
cipëzën me hoja lidhur mënjanë;

Cipëzën e bardhë, cipëzën e kuqe,
gushën si zëmbaku, buzët si burbuqe.

E si mbushin ujë, bubu ç’m’u ka hije,
ndaj kthehen prap me hap nusërije
ndezur yll i ballit si yll shenjtërie.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult