Arlind Farizi: Ajo ka ndryshuar parfumin…

arlind farizi
Arlind Farizi


Kaloi pranë meje si erë mosmirënjohëse
Tjetër ngjyrë kishte afërsia e saj.
I vinte era diçkaje të djegur
Diçka si prej karburant ndjenjash…
E veshur me injorancë si me mburojë,
Rreth qafës kishte shallin e dëshirës
Plot pika puthjesh…
Duar me dorëza kundër ndrojtjes
Çizme të gjata që pamëshirshëm
Shpojnë trotuarin.
Syza të trasha, të zeza
Si fati i saj.
Ajo ka ndryshuar parfumin
Erën e lëkurës së saj plot dritë.