Arlind Farizi: Asaj, përemrit më të dashur


Ji e qetë
Ani se copëz pazëlli shprishur u bëmë
Ngjashëm dhe ramë në dashuri,
Më kë dhënë e të kam dhënë,
Aq sa sot në këtë ditë boshe
Më është dridhë zemra nga kujtimi
Se je bë hijë, se je bë anije që shkon n’pakthim,

Ji e qetë,
Dhe kujto kur kapeshim keq për asgjënë
Heshtjet e gjata të telefonit,
Që tash më ngjanë si një kufomë që jep shpirt.
Më ke dashur dhe të kam dashur,
Dashuria ime në shikimin e tretë,
Dashuria e madhe ndaj një përemri të dashur
Dashuria së cilës s’i shkova deri në fund.

Ji e qetë,
Unë ende të mbajë mbi kokë
Si aureolë, mbushur më kristale polofonishë
Je përemri im m’i dashur
Edhe kur të kujtoj shkronjat i kapin ethet.
Dhe ngrin në kujtime si në kete qytet ku rri strukur diku
Si një pikëpyetje.

Ji e qetë,
Ji ngjyra e zërit dhe shija e puthjes së fundit
Ji, e qeshura e pafund, ji terri, unë vetëm dritëza e vogël.
Ji zgjimi im i natës,
Ji shpërgjumja ime,
Unë të pres mbështëtur si pika në fund vargut
Duke e ndëshkuar veten që udhës me ty i shkova deri në fund.

—————————————–

LEXO EDHE: REKOMANDIME LEXIMI NGA ARLIND FARIZI

Në kuadër të rubrikës Rekomandime leximi, ObserverKult kësaj radhe ka mysafir shkrimtarin dhe studiuesin e letërsisë, Arlind Farizin.
Ja cilat janë tri librat që Farizi u sugjeron të pasionuarve pas leximit.
_____________________________

3 vepra, 3 histori  dhe 3 gjurmë

Nga Arlind Farizi

LETËR FRANC KAFKËS

Po i shkruaj Kafkës, dhe i them se Procesin e përjetoj më ndryshe. Se letrat e babait i përjetoj ndryshe. Në nivele tjera lexuesi. Atë të përjetuesit. Atij që s’di të shtiret kur përballë ka shtetin, që të shfaqet dhe në stastus facebook-u. Shteti përgjon sepse do viktima gabimesh. Shteti përgjon sepse ashtu realizon vetveten përmes kundërvajtjeve, prishjes së rendit dhe qetësisë, procedurave penale...

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU