Armando Bettozzi: Jon bo t’gjithë opinjonista, dijn çdo gjò…

Armando Bettozzi

Nga Armando Bettozzi

Jon bo t’gjithë opinjonista, dijn çdo gjò
jon kaptina të mëdhoja, rob sakllom.
Ke telekamondën, po z’deshe m’i nigju,
por jon shtu shumë vallaj, hiç nuk ke ka lu.

Njaty jon, pilaf, me çdo televizor,
ku rrijn na çajn sumën or ene pa or’!
Provo me nërru kanal, prap s’ke dermon,
ata prap aty, kunj, me çdo emisjon…

Apo s’morin vesh: i din vallaj t’gjitha,
mo shum merr vesh ajona q’i drejton,
pse kot i ka fry ato byth e cica…
me nejt m’i nigju, nji derr muti kupton!

Përktheu: Maksim Rakipaj

ObserverKult

Lexo edhe:

LUAN RAMA: UNË SHOH VEÇ TË KUQEN TËNDE MBI BUZË…

Ti më flet për të kuqen
ndërsa unë shoh buzët e tua,
– Shihe sa e bukur kjo e kuqe kramoizi, – më thua ti,
e kuqe flakë si dielli ndër duar,
si pelerina e Riçardit të II,
bota e shikonte si një ngjyrë «sacré», të shenjtë,
nga dorë perëndie,
por ah, unë shoh i hutuar veç buzët e tua, flakë,
– Po e kuqja ekarlatë, të pëlqen ? – më thua ti
duke udhëtuar e dehur në të kuqen e botës,
në të kuqen veneciane, vermijon, karmin, «Karpaçio»
hedhur mbi pelerinat e kapuçët e kardinalëve,
e kuqja «Tiziano», purpureus në parshemin,
liturgji e së kuqes,
– Abraham në hebraisht do të thotë “e kuqe”, – shton ti,
por unë prek me gishtërinj veç buzët e tua
pa patur frikë se digjem,
– Kam dëshirë të të dhuroj për datëlindje një këmishë të bukur, – thua ëmbël ti
si në një hark violine të një Hendel apo Brahms,
kam dëshirë të të vesh në të kuqe, torero im,
– Vështro të kuqen e Tintoretos, Rembrandt, Rubens apo Van Dyck…
por unë shoh veç të kuqen tënde
mbi buzë, mbi sy, mbi shpirt,
aty është magjia e së kuqes që më merr të tërin
dhe më përhumb në prushin e natës së gjatë.