Armend Rexhepagiqi është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Familja e tij është me prejardhje nga Plava (Mali i Zi).
Ai ka shkruar dhe kompozuar shumë këngë siç janë: “Qaforja”,” Edhe një herë”, “Ajo”, “Dashurinë ku e kam”. “Kujt do t’ia shpreh pikëllimin tim”, “Ti nuk më meriton”, “Harrova”, “Shko” e shumë këngë të tjera.
Në vitin 1990 ai përfaqësoi denjësisht Kosovën në Jugovizion (festival që mbahej në ish-Jugosllavi) për zgjedhjen e këngës për garën e Eurovizionit, kënga ishte në shqip dhe quhej “Mami, mami”.
Në vitin 2006 ai doli fitues në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Kur dashuria vdes” si dhe arriti të marr Çmimin e Kantautorit më të mirë.
Në vazhdim e gjeni tekstin dhe këngën e tij “Çka do të ndodhë me ne”:
Në tavolinën tonë më lulet nuk qëndrojnë,
Ke harruar në to
Shikimet s’i kryqëzojmë për ne nuk bisedojmë
Dhe koha kalon ngadalë
Por nuk ndahemi edhe pse s’jemi të lumtur
Sa herë unë të shikoj dhe ti kur më shikon
unë ndihem aq keq
Pastaj të flas ngadalë edhe pse mirë e di
Se fjalët asgjë nuk ndryshojnë
Ti më shikon me dashuri
Por shumë shpejt ne përsëri do t’grindemi.
Çka do të ndodhë me ne
S’dua të ndahemi tani
S’dua t’vazhdojmë kështu o dashuri
Çka do të ndodhë dhe pse
Kur e di se askush nuk ka faj
Kur s’ka kuptim të thuhet “m’fal”
Çka do të ndodhë me ne?
Në tavolinën tonë më lulet nuk qëndrojnë,
Ke harruar në to
Shikimet s’i kryqëzojmë për ne nuk bisedojmë
Dhe koha kalon ngadalë
Ti më shikon me dashuri
Por shumë shpejt ne përsëri do t’grindemi
Çka do të ndodhë me ne
S’dua të ndahemi tani
S’dua t’vazhdojmë kështu o dashuri
Çka do të ndodhë dhe pse
Kur e di se askush nuk ka faj
Kur s’ka kuptim të thuhet m’fal
Çka do të ndodhë me ne…
Këngën mund ta dëgjoni KËTU
E përgatiti: K. B.- ObserverKult
————————
Lexo edhe: