Armend Rexhepagiqi: Kur dashuria vdes… (teksti dhe kënga)

Armend Rexhepagiqi është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Familja e tij është me prejardhje nga Plava (Mali i Zi).  

Ai ka shkruar dhe kompozuar shumë këngë siç janë: “Qaforja”,” Edhe një herë”, “Ajo”, “Dashurinë ku e kam”. “Kuj do t’ia shpreh pikëllimin tim”,“Ti nuk më meriton”, “Harrova”, “Shko” e shumë këngë të tjera.

Në vitin 1990 ai përfaqësoi denjësisht Kosovën në Jugovizion (festival që mbahej në ish-Jugosllavi) për zgjedhjen e këngës për garën e Eurovizionit, kënga ishte në shqip dhe quhej “Mami, mami”.  

armend rexhepagiqi

Ju ftojmë të ndiqni njërën prej këngëve më të bukura të Armend Rexhepagiqit, “Kur dashuria vdes” e cila në vitin 2006 u shpall si kënga fituese e Festivalit “Kënga Magjike”.


Vetëvrasëse-
është kjo qetësi rreth meje,
degët pa behar.
Vetëvrasëse-
ka kohë që s’ledhatova dashurinë e parë.
Shoqe e keqe na ish vetmia
e rëndë e rëndë ish si varfëria
e unë u mësova e kapërdija
betejë e gjatë.


Me kilometra e kilometra
autostrada vetmie – unë ecë e ecë,
dielli po ngrihet bien borë e zezë,
kur dashuria vdes.
Me kilometra e kilometra
shekuj vetmie të mbledhur janë në një thes,
kur ne dy koka bashkë mbi nënkresë,
kur dashuria vdes.

Vetëvrasëse –
është kjo qetësi rreth meje,
data n’kalendarë.
Vetëvrasëse –
e unë nuk e kujtoj si dukej puthja e parë.
Shoqe e keqe na ish vetmia
e rëndë e rëndë ish si varfëria,
ka kohë as emrin nuk ta përmenda,
plaga është plagë.

Me kilometra e kilometra
autostrada vetmie – unë ecë e ecë,
dielli po ngrihet bien borë e zezë
kur dashuria vdes.
Me kilometra e kilometra
shekuj vetmie të mbledhur janë në një thes,
kur ne dy koka bashkë mbi nënkresë
kur dashuria vdes.

E përgatiti: K. B- ObserverKult

aida baraku armend rexhepagiqi ti nuk më meriton

—————————

Lexo edhe:

SHPELLA E HAXHI ALIUT “STREHON” BRENDA VETES LEGJENDA E MISTERE

Ende në ditët e sotme, shpella e Haxhi Aliut mbështillet nga legjendat e misteret. Më lartësi 18 metra mbi nivelin e detit, shpella e ndodhur në skajin veriperëndimor të Kepit të Gjuhëzës. Është kthyer në një destinacion turistik dhe vizitohet çdo ditë nga turistë të shumtë.

Gojëdhënat flasin për një lundërtar të guximshëm në fillim të shekullit XVII siç ishte Haxhi Aliu nga Ulqini. Së bashku me të birin e tij, ai strehohej në këtë shpellë nga ku luftonte piratët e shumtë që endeshin brigjeve të Jonit. Duke bashkëpunuar me barinjtë e kapedanët vendas të bregut.

Tekstin e plotë e gjeni KETU