Nuk qenka fundi dhe pse u shemb koha
Dhe orët e puthjet humbën nën dallgë,
Krahët e bardhë zgjatën drejt meje zambakët,
Në shtratin e tyre më morën pa fjalë…
Mbi dallgën e dhimbjes pak gjumë të fle,
Derisa krahët t’i forcohen prapë shpirtit,
Dhe pse i vetëm mes detit mbetur,
Sërish të niset, në kërkim të bregut…
Nuk qenka fundi dhe pse u shemb bota,
Nga grushte-katalizmash që ëndrrat i vranë,
Diku, nga një puthje, frymë do mbajnë stuhitë,
Të mekur, mes buzëve do ndezin prapë agimet…
ObserverKult