“Arratisje ose fitore”, filmi ku Pelé luajti dhe i theu gishtin Sylvester Stallones

Pelé shkëlqeu me dritën e tij në fushën e blertë, ku fitoi tri Kupa Bote me kombëtaren e Brazilit, por këtë e bëri edhe në ekranin e madh, duke luajtur në filmin “Arratisje ose fitore” përkrah një legjende të artit të shtatë si Sylvester Stallone.

Pas tërheqjes së tij nga futbolli, braziliani depërtoi në kinema më 1981, përmes duarve të regjisorit John Huston. Një film që përfshinte gjithashtu praninë e aktorëve të tjerë të shquar si Michael Caine, Max von Sydow dhe ish-futbollistin Bobby Moore.

Filmi, i përqendruar në vitin 1942 gjatë Luftës së Dytë Botërore, bazohet në historinë e vërtetë të një ngjarjeje të njohur si “Loja e vdekjes” dhe ekipit të FC Star, të krijuar nga furrtarët ukrainas Nikolai Trusevich dhe Josef Kordik për të konkurruar kundër kuadrove të formuara nga ushtritë naz iste të Gjermanisë.

Suksesi i FC Star erdhi falë serisë së fitoreve të arritura kundër ekipeve të përbëra nga gjermanë dhe lojtarë të vendeve aleate. Megjithatë, ata u ndalën para kohe me humbjen 5-1 ndaj Luffwafe, një ekip i përbërë nga ushtarë teutonikë dhe profesionistë.

Pas kësaj disfate të papritur, FC Star kërkoi një revansh dhe ndeshja u ra dakord të luhej më 9 gusht 1942, me arbitrimin e një oficeri të Schutz staffel. Arbitri në fjalë i rekomandoi Trusevich dhe Kordik që të humbnin ndaj rivalit të tyre, megjithatë ata nuk i dëgjuan këshillat dhe fituan 5-3.

Ushtria nazi ste nuk e toleroi mosbindjen e ukrainasve dhe pas ndeshjes urdhëruan ekzekutimin e lojtarëve të FC Star me uniformën e tyre, duke lënë të gjallë vetëm lojtarët Fedir Tyutchev, Mikhail Sviridovskiy dhe Makar Goncharenko.

Ndryshe nga historia reale, në “fiction” futbollistët e luajtur nga Michael Caine dhe Sylvester Stallone përbëjnë një ekip të suksesshëm falë integrimit të lojtarëve profesionistë si Pelé, Bobby Moore, Osvaldo Ardiles, John Wark, Kazimierz Denya, Paul Van Himst, Mike Summerbee, Russell Osman dhe Soren Lindsted për të mposhtur përfundimisht naz istët, edhe pse përfitojnë nga konfuzioni i fitores dhe pushtimi i fushës nga publiku për të ndërruar rrobat dhe ikur të kamufluar, para se të kishin një fund tragjik.

Në një intervistë të realizuar në vitin 2014 nga BBC, aktori Sylvester Stallone kujtoi përvojën e xhirimeve me Pelé dhe fuqinë e tij, edhe pas daljes në “pension”, gjë që i shkaktoi thyerje të gishtit të dorës.

“Ishte një nga momentet më të ulëta të jetës sime. Më dhanë një rrahje të mirë. Unë kam ende një gisht të thyer, pasi u përpoqa të evitoja një penallti të Peles”, – kujton aktori, i cili luante në film portierin e skuadrës.

“Të gjithë kishin veshur një palë këpucë me majë çeliku të Luftës së Dytë Botërore dhe topi ishte si gjyle, dy herë më i trashë dhe më i rëndë se topat e sotëm”./gazetatema


Lexo edhe:

NOSTALGJIA E HUMORIT NË PROGRAMIN E VITIT TË RI: AISHE STARI DHE HAXHI RAMA KUJTOJNË VITET E ARTA TË ESTRADËS SË DURRËSIT

ObserverKult