Arshi Pipa: Nuk dij a kem’ me u pa…

Mos loto, q’i n’kujtesë
të ruej pa turbullue
kqyrjen tënde plot shpresë
magdalenë e pikëllue!

Mos qaj! fisnike, zija
kur veten nuk e shpallë
ashtu nga dashunija
ti vdiqe tue u ngjall.

E zymtë asht dita e motit
nuk dij a kem’me u pa…
n’se jo, ti lutju zotit,
se mirë na jemi nda.

*Titulli i origjinalit: “Lamtumirë”

LEXO EDHE: Si dhe pse u arratis Arshi Pipa nga Shqipëria komuniste në vitin 1957?