Artan Fuga: Libri shqip, i autorëve shqiptarë ka vdekur!

artan fuga turizmi
Artan Fuga

Nga Artan Fuga

Prandaj ishte panair i rëndësishëm! Libri shqip, i autorëve shqiptarë ka vdekur! Panairi ishte si një përmortje!

Këta e kanë gjetur, bërtasin në kupë të qiellit, ashtu kot!

Fajin e paska TikToku që vriska njerëz, por edhe i heq vëmendjen njerëzve nga libri! O Perëndi ruaju mendjen! Edhe telefonin e ndalojnë në shkollë si inkuzicionistë që teknologjinë e quajnë vepër të djallit.

90 përqind e librave në panair, po të mos botoheshin nuk do t’i prishnin fare punë kulturës shqiptare. Hmmmm, por i prishin punë ekonomisë. Ishin veçse letra të çuara dëm!

Pse kaq pak autorë shqiptarë me libra të rinj? Sepse e para shoqëria ka vdekur autorin! Si e ka vdekur? Mjafton që të lexosh letrën që Didëro i shkroi Mbretit nja tre shekuj përpara për këtë temë edhe e kupton!

Unë mund ta perifrazoj! Por, nuk është puna vetëm se ka vdek Didëroi, puna është se kanë gijotinuar edhe Mbretin!

Nuk ke kujt t’ja thuash!

ObserverKult


Lexo edhe:

KU TA DI ZEMRA SE GJER KUR DO TË MË RRAHË SI DIKUR…

Nga Luis Fyrnberg

Ku ta di zemrën se gjer kur
do të më rrahë si dikur
sapo lauresha zë këndon
Ku ta di unë se gjer kur?

Ku ta di zemrën se gjer kur,
me gurgullimat si dikur
do prekë zemrën që dëgjon?
Ku ta di unë se gjer kur?

Ku ta di zemrën se gjer kur
do me gufojë si dikur
tek në të ardhmen larg shikon –
Ku ta di unë se gjer kur?

Shpesh jam i lodhur e dyshoj
dhe pyes veten bërë gur:
Gjer kur do mundem të këndoj?
Deri kur, vallë, deri kur?

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult