Artan Fuga: O shoko, t’osht rrit rroga!

artan fuga turizmi

O shoko, t’osht rrit rroga !

Nga Artan Fuga

Nga të gjitha anët na premtohen se do të kemi shtime rrogash.
Qeveria, partitë politike, vizionarë të çartur, gjithashtu, edhe ata që deri tani na kanë lënë me minimume jetike, e varfëri.

E gjitha kjo furtunë rritjesh rrogash, më kujton një barcaletë të kohës të komunizmit,
që e tregonin ashiqare çunat, por po e tregoj me delikatesën e duhur.
Është barcaleta : O shoko po të rritet rroga!
Autobuzi Kombinat – Bankë në atë kohë, tip fizarmonikë, një lloj tramvaji i asaj epoke.

Dihet se çfarë ishte autobuzi i asaj kohe, vend djersitjeje, mundimesh, lodhjesh, asfiksish, vjedhjesh, aromash tmerri, etj.
Por edhe qyfyresh. Nuk ndaheshin këto.
Një ditë autobuzi plot. Puq, trup më trup mileti.
Një burrë, tezgjahist në kombinat, ishte puthit pas trupit të një gruaje.
Ngjit fare. Me turp i tha:
Shoqe, na fal, ç’a të bëj. Dhe mos e merr për keq.
Në xhep kam rrogën që mora sot, na e dhanë në dhjetleksha metalikë futur në një tub letre, fishek quheshin atëhere. Mos e kujton se është tjetër gjë.
-S’ka gjë o vlla – i tha ajo gruaja e mirë.
Mirëpo hynë njerëz të tjerë në autobuz dhe tezgjahisti iu ngjit edhe më shumë pas trupit të gruas. Kjo e fundit u mërzit.
Dhe i tha: Po shtyu o, na mbyte! Dhe kujdes o shoko se të është rrit rroga!
Kaq ishte!

ObserverKult

———————————————————–

Lexo nga i njëjti autor edhe

Artan Fuga: Bregoviç në Korçë? Gjëja më normale në botë!

Rrjetet sociale janë sikur diskutojmë në kafene, që e lëshojmë pak veten. Nuk shikoj asnjë problem. Është shumë mirë që ai erdhi, shumë mirë që ndodh ky debati, sepse shoqëria emancipohet. Por kjo nuk do të thotë që të ndryshojë gjeopolitika e jashtme e Shqipërisë…

Kliko për tekstin e plotë KETU

ObserverKult