Artan Gj. Hasani: Ndryshe nga ty, miku im…

Artan Gjyzel Hasani xhevahir

i pasur nuk u bëra kurrë
në majë të piramidës s’u ngjita dot
nuk isha shqiponjë
e as kërmill natyrisht…
dhe nuk arrita shumë në këtë jetë
që nganjëherë pothuajse miqësisht
për pak sa nuk më mbyti…
vërtet
nuk arrita shumë në këtë jetë
me vargjet e mia kam bërë poezi
dhe ndonjë grua të dashurojë për së dyti…