Artan Gj. Hasani: Për vajzën që buzëqesh dhe skuqet lehtë

artan gjysel hasani

kur bie mbrëmja ti ulesh
e më lexon…
buzëqesh dhe skuqesh lehtë…
fluturat turbullohen
dhe une e di që për një çast
heshturazi
pa fjalë
më jepesh…
ashtu…
në mënyrën tënde…
buzëqeshur…
faqet skuqur lehtë…
dhe pastaj ti largohesh…
ashtu…
në mënyrën tënde…
heshturazi…
pa fjalë
duke më lënë spërkatur me buzëqeshjen tënde…
ah, ajo buzëqeshja jote!
parfumi im në shishen e huaj…

ObserverKult