Artan Gjozi: As s’të dua as s’të urrej!

Udhë që zgjaten e zgjaten pa fund,
netëve ndër ëndrra më s’të gjej,
mes dëshirave të mia s’je askund,
as s’të dua, as s’të urrej!

Gjithçka që kishim shkoi e vate,
nuk jam më unë, nuk je më ti,
të më doje kur më pate,
tjetërkujt i përkas tani…

Ç’ishim dje dhe ç’jemi sot,
për ty asgjë më nuk ndjej,
në sytë e mi nuk ka më lot,
as s’të dua as s’të urrej!

ObserverKult