– Fli e bukura ime, fli…!
dhe zemra kur fle troket ngadalë.
Ai gjumi yt më la në zi,
histori e trishtë që ngjet si përrallë.
Ashtu nëpër gjumë, nëpër ëndërr
shijo dashurinë me dorë ledhatuese,
më përfytyro mua veshur dhëndërr,
veten në ëndërr shikoje nuse.
– Fli pra fli nën lulet që të falin !
Prej atij gjumi jeta m’u shkatërrua.
Pritëm e bukur, ta zgjodha fustanin,
ta premtova ditën që të thashë Të Dua !
ObserverKult