Poezi nga Artan Gjyzel Hasani
…mbaruan si biletat në koncerte…
statuja dylli jemi bërë prej kohësh
na shkrijnë siç duan
dhe ne ngrijmë në forma të parrezikshme
pa ëndrra dhe qëllime
në qytetin e tyre të paudhë ka rënë qetësia
kalimtarët e fundit ishim ne…
tashmë jemi të gjithë në skenë
dhe me sytë pa jetë shohim njëri tjetrin
shfaqjet moderne bëhen në vitrina
nuk kanë nevojë për spektatorë
por vetëm për pasqyra
që për sjellje të mirë na i fal regjia
ku ne kemi frikë të kërkojmë veten
dhe të lumtur që nuk e gjejmë
duartrokasim sa herë që na blejnë
ata që na kanë shitur…
ObserverKult
Lexo edhe: