Artan Gjyzel Hasani: Po plakem dhe pres të bëhem fëmijë

po plakem dhe pres të bëhem fëmijë
të më gënjejnë lehtësisht me gjëra të vogla
të luaj me heshtjen duke pritur të kthehen
vizatime të vjetra me veten për dore
ku oxhaku i shtëpisë nuk nxjerr më tym
kam harruar si vizatohet dielli
lumi që kalon pranë është i tharë
dhe dera që atëbotë ishte e mbyllur
tashmë e hapur plagë…
por qiparisat e mi janë të kuq
dhe lëndinat të bardha
i ngazëllyer ngatërroj njerëzit e sotëm
me vendet e dikurshme
dhe ngjyrën e dritës me të tunelit…
e zhgaravis bukur jetën që ka mbetur
dhe gëzoj si fëmija kur thyen lapsin
dhe gris vizatimet e tij…

*Titulli i origjinalit: “Plakëria”

ObserverKult


Lexo edhe:

ARTAN GJYZEL HASANI: TY DO TË TË PLASË E QESHURA NË FUNERALIN TIM…