Arthur Rimbaud: Fytyra jote…

Fytyra jote…
në hije
bëhet diell
që zhytet në mua.
Fytyra jote…
sjell pranverë
sjell shporta me fruta të mira
për t’u ngrënë.
Sjell dhe… buzëqeshje fëmijësh…
Fytyra jote…
çshtë një kalë i bardhë në plazh.
një qiell i bruztë.
Fytyra jote…
është deri atje ku zgjaten gishtat e mi
deri ku lind një ledhatim,
një puthje e lehtë
si flokë bore.
Fytyra jote…
është e bukur për t’u parë,
shprehje që nuk di t’i them,
Fytyra jote…
është buzëqeshje ngjitëse
mbi buzën e dizenjuar nga një Zot…
që e dinte
se sa do të doja unë ty.

Përktheu: Faslli Haliti

LEXO EDHE: Jacques Prévert: Të rinjtë që duhen