Arti Lushi: Asgjë nuk fillon po s’mbaroi tek Ti

Arti Lushi

Poezi nga Arti Lushi

Asgjë nuk fillon po s’mbaroi tek Ti
Asgjë nuk mbaron po nuk zu fill nga Ti.
Dhe ç’është sipër, e ngjashme me atë çka është poshtë?
Dhe ç’është poshtë, e ngjashme me atë çka është sipër?
Dhe ç’është brenda asaj që frymon jashtë?
Dhe ç’është jashtë asaj që frymon brenda?
Je Ti: E para dashuri,
E para fjalë dashurie që kushtroi deri në të gjashtën ditë.
Dhe lutem që çdo rrahje zemre të shkojë adhurim për Ty;
Dhe lutem për bukën e përditshme, për lumejtë që rrjedhin, për shëndet;
Dhe lutem për mirësi, urtësi e drejtësi;
Dhe lutem që t’i falësh armiqtë e mi,
Edhe nëse ata e dinë çka bëjnë e nuk bëjnë;
Dhe lutem për pastrim, -Me Frymë, ujë a zjarr, çfarëdoqoftë.
Për mëshirë lutem, për durim, përunjësi.
Lutem të më japësh forcë t’u bëj ballë sprovave të tua
Dhe të mos përjargem nëpër labirinthet morale që sajojnë zvarranikët,
Dhe lutem që ata të mos u afrohen as hijeve të Pemës së Jetës;
Lutem që nga Qenia ime të shkulësh rrënjët e urrejtjes, zilisë, frikës.
Lutem për dritë;
Lutem që e nesërmja të ketë një pagjumësi më pak,
Një poezi apo një zdrukthtar më shumë.
Dhe së fundi, lutem që diku, në një mënyrë a një tjetër,
Të ketë sa më shumë shpirtra që e leçisin këtë lutje.

*Titulli i origjinalit: “Psalm”

ObserverKult


arti lushi trupi im

Lexo edhe:

ARTI LUSHI: NË DJALL…

Poezi nga Arti Lushi


Në djall vaftë kjo heshtje që palcën po ma gërryen
në djall edhe ti Venerë që me hiret e tua më çmend
në djall pulëbardha e Anakreontit
në djall edhe Nositi yt Lasgush

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult