Poezi nga Arti Lushi
Qe hera e parë që ajo e kishte tradhtuar.
Kur doli në mëngjes bënte mot i mirë, me diell.
Mandej vrunduj resh
Dhe shirat që shenjonin ndërrimin e stinëve.
Kur hyri në banesë, i shoqi po gatuante.
Për një çast u panë në sy
Dhe ai e pyeti pa të keq:
“A u lage?”
ObserverKult
Lexo edhe:
ARTI LUSHI: BURRAT MË TË MIRË SE UNË
Poezi nga Arti Lushi
Kafen e mëngjesit e pijnë pa sheqer.
Dinë të ndërrojnë llambat e dhomës
Pa shkelur mbi ëndrrat e të tjerëve
Dhe të thonë “Faleminderit” në shtatë gjuhë të huaja.
Kanë të paktën një kredi për të shlyer.
Qokat e adetet nuk i lënë pas dore porse njohin,
Gjithashtu, kotësinë e tyre.
I duan kafshët, futbollin, veturat, të premtet.
Diskutojnë për gjeopolitikën, martesat e të njëjtit seks me po atë moskokëçarje
Që mbrun zoodiaku i ditës.
Mendojnë, si çdo brez, që edhe brezi i tyre
Është i djegur.
Nuk honepsin vulgaren te një grua;
Për çka mbetet, duhet me qenë mirënjohës.
Nuk i bëjnë naze ushqimit,
As muzikës së mirë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult