Arti Lushi: Shtegu që përshkoj për të mbërritur te Ajo

arti lushi trupi im

Një elfe me emrin Thuranbar
Në ëndërr më pret çdo natë.
Shtegun që përshkoj për të mbërritur te Ajo
Zgjat një angështi;
Fllad, aht e mahi.

Sapo mbërrij në mrizin hënor
Nje dragua rrugën ma pret
E mua barra më bie ta pyes;
Përndryshe dot s’kaloj.

Gjithmonë tre pyetje i shtroj,
Dhe ai, po aq herë, sak’ ma kthen.

Tri pyetjet, në thelb janë një.
Dhe përgjigjja, gjithashtu, një-
Dashuria.

Mandej vjen zgjimi,
Me tmerrin e një nafake të re.

ObserverKult


Lexo edhe:

ARTI LUSHI: ASGJË NUK FILLON PO S’MBAROI TEK TI