Arti në zi! Vetëm 31 vjeç, ndahet nga jeta papritur muzikanti shqiptar

muzikanti

Është ndarë papritur nga jeta në moshën 31-vjeçare, muzikanti shqiptar i Filarmonisë së Kosovës, Bledar Bujupi. 

Bujupi ishte kornist i parë i Orkestrës si edhe anëtar i Orkestrës Frymore të FSK-së dhe anëtar i kuintetit të tunxhit “Prishtina Brass”

“Ndarja e parakohshme e kolegut Bledar Bujupi është humbje e madhe, jo vetëm për Filharmoninë e Kosovës por edhe për skenën e muzikës klasike në vend. Për detaje rreth mbledhjes komemorative në nderim të kornistit Bledar Bujupi, do të njoftoheni me kohë”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Filharmonisë.

muzikanti

I lindur më 1991, Bujupi ishte kornist i parë i Orkestrës. Shkollimin e mesëm e kreu në Prishtinë (Klasa: B. Gashi) ndërsa atë universitar në Fakultetin e Arteve – Dega e Artit Muzikor në Universitetin e Prishtinës (Klasa: A. Goshev dhe A. Canaj).

Ka punuar edhe me instrumentistë të njohur ndërkombëtar si: Guido Curti (Itali), Gregory Jones (SHBA), Premysl Vojta (Çeki) etj. Që nga viti 2012 ishte anëtar i Filharmonisë së Kosovës. Krahas aktivitetit me orkestrën filharmonike, Bujupi ishte edhe anëtar i Orkestrës Frymore të FSK-së dhe anëtar i kuintetit të tunxhit “Prishtina Brass”.

Ka realizuar koncerte recitale dhe ishte pjesëmarrës në formacione orkestrale si “Albanian Youth Orchestra” dhe “Kosovo Youth Orchestra”.

ObserverKult

Lexo edhe:

PASI U GJEND I PAJETË NË NJË DHOMË HOTELI, PUBLIKOHEN MESAZHET E MUZIKANTIT

MUZIKANTI U NDA PAPRITUR NGA JETA NË MOSHËN 27-VJEÇARE, SHOKU I TIJ TREGON BISEDËN…

LAJM I TRISHTË, NDËRRON JETË MUZIKANTI I NJOHUR NË MOSHËN 30-VJEÇARE