Lajm i trishtë, ndërron jetë muzikanti i njohur në moshën 30-vjeçare

vritet kineastja

Ylli i “America’s Got Talent“, Jay Jay Phillips, ka vdekur pas një beteje me COVID-19, sipas “TMZ”. Ai ndërroi jetë në 30-vjeçare.

Trupi i Phillips thuhet se u gjet nga nëna dhe e dashura e tij në “Ditën e Falënderimeve” kur shkuan në shtëpinë e tij për ta kontrolluar, transmeton ‘gazeta infokus’.

Një i afërm i të ndjerit tha për mediat se rokeri ishte i pavaksinuar.

Grupi i Phillips, Metal Maffia, bëri njoftimin zyrtar.

“Me pikëllim të madh ju informojmë të gjithëve për humbjen e shokut/vëllait/dhe shokut tonë të grupit”, tha grupi në një deklaratë.


LEXO EDHE: NDËRROI JETË PIKTORI I NJOHUR SHQIPTAR, SOTIRAQ XEGA

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare piktori i njohur korçar Sotiraq Xega. Padyshim një prej piktorëve më të mirë të peizazhit.

Sotiraq Xega ka më shumë se 35 ekspozita vetjake, pjesa më e madhe e punimeve të tij janë në gjininë e peizazhit.

Drenovari Sotiraq Xega, kohët e fundit, ekspozitat e tij i ka çelur në natyrë pasi ia kishin ndaluar të bënte një gjë të tillë në mjedise ku ekspozonin dhe piktorë të tjerë.

Ekspozita e fundit e Xegës ka qenë ajo e manave të Drenovës, ekspozitë të cilën e paraqiti për miqtë kryesisht, në një prej rrugicave të fshatit të njohur turistik, transmeton ‘a2news.com’.

Përpos ekspozitave të shumta që e kanë bërë Xegën një prej mjeshtërve të peizazhit, emri i tij lidhet edhe me piktura të vjedhura të piktorit të madh Vangjush Mio, piktura që u zhduken nga Galeria e Arteve të Korçës.