Skena e festivalit “Kënga Magjike” mblodhi artistët ndërkombëtarë që kënduan në shqip.
Artistët nga SHBA, Greqia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Azerbajxhani, Sllovenia, Franca, Italia, Spanja, Norvegjia e Republika Çeke përfunduan me sukses misionin e tyre që nisi me prezantimin e këngëtarëve vendas në shqip në Kënga Magjike/
Këngët më të bukura shqiptare, të kuruara në një kolazh nga Adi Hila u sollën nga të gjithë këngëtarët e huaj të shqiptuara me thekset e tyre të veçanta, por në gjuhën tonë.
Momentet magjike përcollën energjinë deri te publiku, i cili u ngrit në këmbë duke kënduar së bashku me ta perlat më të bukura të muzikës tonë./klan
ObserverKult
Kliko edhe:
RITA ORA MERR TITULLIN “NAIM FRASHËRI” NGA PRESIDENTI I SHQIPËRISË