Artistët: Na janë mbyllur hapësirat për të paraqitur veprat, kështu si është katandis i bie të ekspozojmë anës Lanës

Asnjëherë artistët e Shqipërisë të arteve pamore nuk kanë qenë në këtë gjendje, kur u janë mbyllur pothuajse të gjitha hapësirat për të paraqitur veprat e tyre.

Mbyllja e Galerisë Kombëtare të Arteve për shkak të punimeve, ku dhe në sallat e Muzeut Historik Kombëtar që hapeshin ekspozita u vendosën veprat e fondit të GKA-së dhe kjo shtoi vështirësitë për artistët pamorë.

Artistët shprehen se mungesa e sallave e kthen inekzistente jetën artistike, ku po vihen në diskutim ekspozitat që prej vitesh janë zhvilluar në vend.

Reagimi i artistëve vjen në një kohë kur Muzeu Historik Kombëtar pritet të ketë një projekt rikonstruksioni dhe restaurimi. Të gjendur në këto kushte shumë prej artistëve shkojnë në Galerinë e Artit Tiranë, por sipas tyre është me hapësira të pakta.

Piktorët Robert Përmeti, Adrian Devolli, si dhe studiuesi i artit Agim Janina thonë se ka shumë vështirësi ekspozimi për veprat.

Piktori Robert Përmeti flet për ekspozitën “Breza në artet figurative”, që ka zhvilluar disa edicione të saj në Muzeun Historik Kombëtar, institucion që pritet të mbyllet për restaurimin dhe rikonstruksionin.

Piktori thotë se në këto kushte edhe Galeria e Artit Tiranë nuk i përgjigjet problemit të tyre. “Te GAT mund të hapen ekspozita personale apo me pak autorë.

Por ne për ekspozitën “Breza në artet figurative” do të gjejmë mënyrën për të ekspozuar veprat tona edhe pse me vështirësi. Do shohim në Universitetin Europian apo dhe institucione që janë dashamirëse, por kjo nuk mjafton.

U mbyll GKA do të mbyllet dhe MHK, i bie të ekspozojmë anës Lanës se kështu është kantandis këtu. Për artistët nuk ka asnjë shpresë, çdo gjëje i është vënë kazma.

Ka mbetur vetëm COD, por dhe atje hapin njerëz të zgjedhur. Ne po punojmë për ekspozitën “Breza në artet figurative” që i bie të jetë edicioni i 11. Por bllokimi kaq gjatë i MHK siç u tha për ndërhyrjen nuk ndodh në asnjë vend tjetër”, thotë piktori Robert Përmeti.

Ekspozita “Pranver Art” në diskutime

Piktura dhe skulptura nga 66 autorë u ekspozuan në “PranverArt” në edicionin e 14-të, që ishte me rreth 100 punime te holli i Muzeu Historik Kombëtar në maj 2023. Ekspozita bën bashkë emra të njohur të artit pamor në vend dhe artistë të rinj, por këtë vit ende po diskutohet hapja e saj, pasi problem është mungesa e sallave. Studiuesi i artit Agim Janina thotë se kjo gjendje sot është e vështirë.

“Mbyllja e GKA-së dhe e MHK që kishte dy salla i ka ngushtuar shumë hapësirat e ekspozimit të grupeve të piktorëve, sepse GAT nuk plotëson kushtet për arsye sepse nuk ka mjedise të bollshme, por grupi i artistëve “PranverArt”, “Brezat në arte” apo “Plein-air” duan hapësira më të mëdha, sepse kanë dhe një numër më të madh artistësh.

Me mbylljen e GKA-së dhe të dy sallave të MHK sivjet u shtuan vështirësitë në kufijtë e të pamundurës për të organizuar ekspozitën “PranverArt”.

Tirana nuk ofron hapësira ekspozimi për rreth 70 artistë të arteve pamore pjesëmarrës në të. Organizatorët ende po kërkojnë se ku mund të ekspozojnë, por deri më tani nuk po gjejnë hapësirën e duhur kur kanë mbetur edhe pak javë nga hapja e saj e përvitshme”, thotë studiuesi Janina në një reagim të tij.

Nga 66 autorë vjet në ekspozitën “PranverArt”, 10 prej tyre ishin skulptorë.

Grupimi “Muri” ekspozon në Fier

Pikturat e tyre për ekspozitën e radhës artistët e grupimit artistik “Muri” i ekspozuan në galerinë e qytetit të Fierit. Piktori Adrian Devolli njëkohësisht dhe kryetar i grupimit artistik “Muri” thotë se në aktivitetin e tyre ekspozimi i veprave në Tiranë është me jo pak probleme.

“Sallat e ekspozitave te Muzeu Historik Kombëtar ishin me veprat e fondit të GKA-së, por dhe vetë muzeu tani mbyllet do ketë punime.

Në Tiranë galeria FAB e Universitetit të Arteve ka programin e saj, është një galeri e shkollës. E vetmja mundësi për ne ishte galeria e qytetit të Fierit dhe hapëm ekspozitën në edicionin e pestë atje këtë vit.

Në Tiranë është shumë problem për ekspozitat me grupime artistësh.

Mungesa e sallave e kthen inekzistente jetën artistike, ndërkohë që GAT është shumë e vogël”, thotë Devolli.

Përballë kësaj gjendje artistët më parë kanë pasur kritika dhe për Ministrinë e Kulturës, duke kërkuar më shumë vëmendje për artet pamore./ Julia Vrapi/ sot.com.al

ObserverKult


jusuf gërvalla

Lexo edhe:

JUSUF GËRVALLA: DO TË KTHEHEM NËNË

Sa fort më mundon
Vetmia, o nanë
E votër braktisa një ditë
N’vendlindje ishte vjeshtë
Tani vonë
Të presin të korrat e brengat

N’mendime më ke tretur
Tani, o nanë
Për birin që të la në vetmi
Shikim imi kah dera, kah dera më përgjon
Trokitje të lehta dëshiron.

Ktheu shpejt më ke pas thënë
Se brengat më kanë molisur
Të presin shokët në varr nën bli
Porositë e babit tënd

Kaluan pranvera dhe vjeshta o nanë
Që kur të ndjell veç një kthim
Nëse vetë nuk do të mundem
Do i them birit tim
Në vendlindje të shtrojë çdo gëzim

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


JORGE LUIS BORGES: ME RRJEDHË A ME QENË?

Ku është Rini i matanë reve? Shembëlltyra
e gjithkundgjetshme e Rinit, arketipi i kulluar
i një krejt tjetër Rini, jashtëkohor –
që përjetëson dhe e zgjat çastin e amshueshëm
duke lindë Rinin, që vrapon nëpër koriet
gjermane, nësa unë diktoj këtë varg?

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult