Asaman, o trëndafili çelës…(teksti dhe kënga)

Akustika: Asaman o trëndafili çelës

Asaman o trëndafili çelës
ky bilbili po këndon,
Dhe vajza si lule pranverës
këngën tënde po ndigjon.

Amani, amani
shokë mos më ngani,
se më dogji xhani
n’bukurinë e saj.

Zemra seç më gzoi
kur ajo m’shikoi
zemra ç’mu bë mal,
nga bukuria e saj.

Në një bahçe me zymbyla
dalin vajzat në jeshil,
O qënka veshur me të bardha
zëri i saj porsi bilbil.

Amani, amani
shokë mos më ngani
se më dogji xhani
n’bukurinë e saj.

Zemra seç më gzoi
kur ajo m’shikoi,
zemra ç’mu bë mal
nga bukuria e saj.

ObserverKult


Lexo edhe:

BOB MARLEY: VETËM NJË HERË NË JETË MUND TË GJENI DIKË, QË MUND TA NDRYSHOJË PLOTËSISHT BOTËN TUAJ