Poezi nga Asdreni
Sa të dua, o Shqipëri,
sa mall ndiej e sa dëshirë,
për ty gaz e dashuri
mu në zemër më ka mbirë!
Se për mua, o Atdhe,
je një lule aq e vyer,
sa nuk gjendet përmbi dhe
shpirtin tim për të ushqyer!
ObserverKult
——————————-
Lexo edhe:
Asdreni: Sa fjalë të ëmbla më thoshe…
Sa fjalë të ëmbla më thoshe,
Kur përkëdheleshim të dy.
Dhe me syçkat bukuroshe,
Më bëje të mos ndahem nga ty.
Po dyshimi nuk më linte,
Që të besoja se ti më do.
Si hëna që rrezet më shihte,
Dhe i çonte ku desh ajo.
Veç atëhere kuptova,
Se je zemër plot mëshire.
Dhe veten time e ngroha,
Kur më puthe me dëshirë…
ObserverKult
Lexo edhe:
KËTO JANË PERSONALITETET QË JANË KTHYER NË IMAZHE TË PARASË SHQIPTARE
Kartëmonedhat e një vendi janë pjesë e identitetit kombëtar të tij.
Në cilësinë e emetueses së vetme të monedhës dhe kartëmonedhës shqiptare, Banka e Shqipërisë ka përzgjedhur të ndjekë konceptin e pasqyrimit të epokave historike. Kjo nëpërmjet paraqitjes së portreteve të personaliteteve simbole në serinë aktuale të kartëmonedhave.
Në broshurën e publikuar së fundi nga Banka e Shqipërisë prezantohen gjashtë personalitetet. Ato janë kthyer në imazhe të parasë shqiptare, teksa shpjegohet edhe simbolika që shoqëron secilën prej kartëmonedhave aktualisht në qarkullim.
Seria aktuale e kartëmonedhave përfshin këto periudha:
KLIKO PER ME SHUME KETU