Asgjë nuk është e pamundur për atë që dashuron vërtet…

"Gremina e dashunis"

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Njeriu i urtë flet pak e bën shumë. /Konfuci

Karakteri ia cakton fatin secilit./Korner Nepoti

Një miqësi që mund të mbarojë, nuk ka qenë kurrë e sinqertë./Sophronius Eusebius Hieronymus

Asgjë nuk është e pamundur për atë që dashuron vërtet./Pierre Corneille

Kur nuk është e mira e vetes, nuk është e mira e askujt tjetër./Giulio Cesare Groce

Askush s’e ka ushtruar me drejtësi, pushtetin e fituar me poshtërsi./Taciti

ObserverKult


Konfuci

Lexo edhe:

KONFUCI NA TREGON THJESHT: JA SI MUND TË LUMTUROHESH!

Mësime nga Konfuci:

1.Vazhdo të ecësh. Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, rëndësi ka të ecësh në rrugën e duhur, pasi ashtu ke për të për ta arritur atë çfarë dëshiron.

2.Shoqëria ka shumë vlerë për ty. Ti je po aq i/e mirë, sa miqtë që të rrethojnë, ndaj bëj kujdes të zgjedhësh njerëzit e duhur dhe t’i trajtosh ata në mënyrën e duhur.

3.Gjërat e mira e kanë një çmim. Gjërat e vështira kërkojnë mundin, të lehtat arrihen kollaj. Është e lehtë të përqendrohesh tek gjërat negative dhe e vështirë të përqendrohesh tek ato pozitive. Zgjidh të dytën.

4.Është e lehtë të përqendrohesh tek padrejtësitë. Ndaj, mos u fokuso aq shumë tek e shkuara dhe tek situatat negative, me të cilat po përballesh, por fokusohu tek ato që do të ndihmojnë në të ardhmen tënde.

5.Mendoji pasojat e çdo veprimi pa e bërë atë akoma. Kur sheh se inati po të rritet, mendo për pasojat, sepse inati nuk të çon asnjëherë në diçka pozitive.

6.Përshtatu. Kur e sheh se nuk po i arrin dot synimet që i ke vendosur vetes, mos i ndrysho synimet. Ndrysho veprimet që ndërmerr për t’i arritur ato.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult