
ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:
Njeriu i urtë flet pak e bën shumë. /Konfuci
Karakteri ia cakton fatin secilit./Korner Nepoti
Një miqësi që mund të mbarojë, nuk ka qenë kurrë e sinqertë./Sophronius Eusebius Hieronymus
Asgjë nuk është e pamundur për atë që dashuron vërtet./Pierre Corneille
Kur nuk është e mira e vetes, nuk është e mira e askujt tjetër./Giulio Cesare Groce
Askush s’e ka ushtruar me drejtësi, pushtetin e fituar me poshtërsi./Taciti
ObserverKult
———————————————-
LEXO EDHE: DASHURIA EKZISTON PËR TË NA TREGUAR SE SA E MADHE ËSHTË AFTËSIA JONË PËR T’I BËRË BALLË DHIMBJES
ObserverKult ua sjell disa thënie të Hermann Hesse:
Lotët janë shkrirja e akullit të zemrës. Atij që qan, të gjithë engjëjt i rrinë pranë.
Kur një njeri përqendron të gjithë vullnetin e tij në diçka të caktuar, ia arrin patjetër.
Dashuria nuk ekziston për të na lumturuar, por për të na treguar se sa e madhe është aftësia jonë për t’i bërë ballë dhimbjes.
Shumica e njerëzve nuk pranojnë të notojnë para se të mësojnë not.
Lumturia nuk është kur na duan. Lumturia është kur duam ne.
Vetëm ai që ka nevojë për një prekje delikate di të prekë me delikatesë.
Dashuria vuhet, por sa më shumë vuhet me përkushtim, aq më të fortë na bën.
Atë që natyra kërkon nga njeriu është e shkruar brenda secilit prej nesh.
Askush nuk ëndrron gjërat që nuk i përkasin.
Në zanafillë të çdo arti është dashuria. Vlerat dhe madhësitë e një arti përcaktohen mbi të gjitha nga aftësia e dashurisë së artistit.