Roja Bregdetare Amerikane njoftoi se të pesë personat që ishin në bordin nëndetëses “Titan” kanë humbur jetën.
Njoftimi nga Roja Bregdetare u parapri nga një deklaratë e kompanisë amerikane ‘OceanGate Expeditions’, që kishte prodhuar nëndetësen, e cila shprehu keqardhjen për vdekjen e 5 personave, në bordin e Titanit. “Mendimet tona shkojnë tek ata dhe familjet e tyre”, thuhej në deklaratën e kompanisë, sipas VOA-s. “Një robot pa drejtim i lëshuar nga një anije kanadeze zbuloi mbetjet e nëndetëses mëngjesin e kësaj të enjte rreth 488 metra larg Titanikut në rreth 2 milje (4 kilometra) thellësi”, tha admirali Rojes Bregdetare Amerikane, John Mauger në një konferencë për shtyp.
“Copat e metalit të nëndetëses dëshmojnë për humbje katastrofike oksigjeni në dhomën e presionit të nëndetëses”, tha ai.
Roja Bregdetare tha se do të vazhdonte kërkimet në zonën ku u gjetën mbetjet e nëndetëses.
Në bordin e nëndetëses ndodhej eksploruesi francez Paul-Henri Nargeolet, një ish oficer i marinës Stockton Rush, themelues dhe shef ekzekutiv i kompanisë ‘OceanGate Expeditions’, miliarderi britanik Hamish Harding si dhe një biznesmen me origjinë pakistaneze Shahzada Dawood dhe djali i tij 19-vjeçar Suleman Dawood. Udhëtimi për të parë mbetjet e Titanikut, kushtonte 250 mijë dollarë për person.
Nëndetësja Titan, e cila operohet nga kompania private amerikane “OceanGate Expeditions”, u zhyt të dielën në orën 8 të mëngjesit në afërsi të brigjeve kanadeze.
Ajo humbi kontaktin me anijen që e shoqëronte, në përfundim të asaj që duhej të kishte qenë një zhytje dy-orëshe në pjesën veriore të oqeanit Atlantik, për të parë rrënojat e Titanikut, që u fundos në vitin 1912.
Sipas kompanisë, nëndetësja kishte 96 orë oksigjen, që ka të ngjarë të ketë mbaruar këtë të enjte./bordo.al
ObserverKult
Lexo edhe:
ZHDUKET NËNDETËSJA E TITANIKUT ME TURISTË BRENDA
Një operacion kërkim-shpëtimi po zhvillohet aktualisht pasi një nëndetëse që përdoret për të çuar turistët për të vizituar rrënojat e Titanikut u zhduk në Oqeanin Atlantik.
OceanGate Expeditions, është kompani e cila ofron paketa 8 ditore për të parë mbetjet e Titanikut me një çmim prej 250 mijë dollarësh për person. Kjo ka konfirmuar se nëndetësja e saj kishte humbur në det me njerëz brenda.
Numri i saktë i personave që rezultojnë të zhdukur nuk dihet, por siç raporton The Independent, këto nëndetëse mbajnë deri në 5 persona. Kontakti i fundit me këtë nëndetëse raportohet të ketë qenë më shumë se 7 orë më parë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult