Astrit Çerma akuzon rëndë Rajmonda Bulkun: Ke shitur shpirtin tek ai që e shkatërroi këtë vend…

Aktori i njohur, Astrit Çerma, ka sulmuar kolegen e tij Rajmonda Bulku së fundmi. Kjo pasi që Bulku ishte shfaqur në spotin e Sali Berishës, për protestën që e pati thirrur PD muaj më parë.

Në spot, Rajmonda Bulku shfaqet si “Nëna Shqipëri”.

Çerma e akuzoi Bulkun se ka shitur shpirtin tek një njeri si Berisha, që e ka shkatërruar këtë vend.

“Kur kërkosh të bëhesh ‘Nëna Shqipëri’, ku dreqin e ke shitur shpirtin tënd.

Që qarravitesh për t’i dhënë nënës një ‘baba’, që e shkatërroi dhe kërkon ta zhduk këtë vend”, shkruan i revoltuar ai.

Në spot, Rajmonda Bulku shprehet:

“Bijtë e mi shqiptarë unë jam Nëna Shqipëri, jam zonjë e vjetër dhe sytë e mi kanë parë gjithë historinë e botës. Vështirësitë na kanë bërë të jemi gjaknxehtë, por në botë ne njihemi si misionarët e dashurisë.

Sot ju flas se jam në ditët e mia më të vështira, se shoh fëmijët e mi të vrarë nga varfëria, sypërlotur kur shoh shtëpinë bosh se fëmijët e mi kanë ikur nëpër botë. Ajo që më ther në shpirt është se bijtë e mi kanë hequr dorë nga Shqipëria.

Mos urrenin nënën tuaj bijtë e mi por urreni ata që na katandisën kështu. Shtëpia jonë është e bukur dhe e pasur, por është një shtëpi e vjedhur nga tradhtarë që ideal kanë vetëm paranë. Janë po këta njerëz që sot duan t’iu vjedhin lirinë dhe t’u mbyllin gojën”, shprehet Rajmonda Bulku në spot.

Jo të gjithë e kanë mirëpritur përfshirjen e saj në këtë spot. Kujtojmë se Bulku më parë ka qenë deputete e Partisë Demokratike dhe sot është anëtare e kësaj partie./Vjosa.net

ObserverKult


Astrit Çerma

Lexo edhe:

ASTRIT ÇERMA REVOLTOHET ME XHEVAHIR ZENELIN: DERI KËTU KEMI ARRITUR? DHE PASTAJ ANKOHEMI PËR “BIG BROTHER” E “PËRPUTHEN”

Aktori i njohur Astrit Çerma, që prej vitesh jeton në SHBA, është revoltuar me një video të aktorit tjetër Xhevahir Zeneli.

Ky i fundit shfaqet duke treguar një barcoletë me një djalë shqiptar, që martohet me një vajzë serbe.

Çerma shkruan se kemi përfunduar shumë keq, kur dhe aktorët bien në këtë nivel.

“Natyrisht që i ndjekim TV-të. Natyrisht jo të gjitha..

Shohim në to edhe gjëra të mira, edhe të bukura, edhe të vlefshme, edhe bajate, edhe idiote, edhe, vende-vende sipas bindjes së secilit: edhe për turp e faqe të zezë, por…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult